Cristiano në Juventus | Reagon emocionalisht kapiteni Sergio Ramos: “Ishte kënaqësi, bicho”

Cristiano në Juventus | Reagon emocionalisht kapiteni Sergio Ramos: “Ishte kënaqësi, bicho”

Sot gjatë ditës u konfirmua edhe zyrtarisht largimi i një prej futbollistëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldos drejt kampionit të Italisë, Juventusit, shkruan Periskopi.

Transferimi i tij i ka kushtuar ‘Zonjës së Vjetër’ afër 100 milionë Euro.

Pas largimit të tij ka reaguar edhe mbrojtësi legjendar i Real Madridit, Sergio Ramos duke shkruar në Twitter:

“Cristiano, golat tu, numrat tu dhe gjithçka që kemi fituar së bashku flasin vetë. Ke marrë një vend të veçantë në historinë e Real Madridit. Si madrilenë ne do t’iu kujtojmë gjithnjë. Ka qenë kënaqësi të luash krahas teje, bicho. Fat të mirë! /Periskopi

Shpërndaje në: