Cristiano Ronaldo realizon golin e 500-ndtë në karrierë
Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar golin e 500 në karrierë si futbollist profesionist, përcjell Telegrafi.com
Këtë rekord portugezi e arriti në fitoren 2-0 kundër Club America në botërorin e klubeve.
Ai golat i ka shënuar për Kombëtaren e Portugalisë, Sportingun, Manchester Unitedin dhe Real Madridin.
Ronaldo golin e parë me klub e realizoi në vitin 2002 kur ishte 17-vjeçar.



