Cristiano Ronaldo bëhet baba përsëri vetëm dy javë pasi i lindën binjakët

Cristiano Ronaldo bëhet baba përsëri vetëm dy javë pasi i lindën binjakët

Ylli botëror i futbollit, Cristiano Ronaldo do të bëhet përsëri baba, vetëm disa javë pasi u raportua se ai ishte bërë baba i dy binjakëve nëpërmjet një nënë surrogate.

32 vjeçari dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, 23, raportohet se janë shumë të lumtur me beben, e cila është zbuluar pasi çifti kishin vizituar një klinkë special për të kryer testet e AND-së dhe këto teste do të tregojnë se a do të bëhen prindër.

Mendohet se ajo është në muajin e pestë të shtatëzanisë.

 

Disa burime i ka treguar gazetës portugeze: “Ata janë shumë të lumtur me ardhjen e bebës. Të gjithë e admirojnë Georgina dhe janë të kënaqur me këtë lidhje”, raporton Metro.co.uk, transmeton Periskopi.

Në fund të muaji Maj Ronaldo kishte postuar një foto në Instagram me Georgina, në të cilën shihet se si ai e ledhaton barku-n e saj.

https://www.instagram.com/p/BVM-AMdlWLo/

Ronaldo është prind i gjashtë vjeçarit, Cristiano Ronaldo Jr, i njohur si Cristianinho. Ardhja e tij e kishte shokuar botën në vitin 2010 kur Ronaldo kishte zbuluar se ishte bërë baba. Nëna e të cilit kurrë nuk u zbulua dhe Ronaldo ka kujdesin e plotë për të.

Javën e kaluar televizioni portugez, SIC, raportoi se ai kishte mirëpritur një vajzë dhe një djalë, Eva dhe Mateo, pasi motra e Ronaldo-s, Katia ishte e ftuar në këtë  televizion.

Ajo e pyetur se Ronaldo tashmë ka dy binjakë dhe janë të emëruar ‘Eva dhe Mateo’, Katia u përgjigj ‘Ndoshta’.

Georgina dhe Ronaldo ishin takuar në qershor të vitit 2016 në dyqanin e Gucci në Madrid dhe qysh nga atëherë kanë filluar lidhjen e tyre. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: