“Cristiano Ronaldo dëshiron ta përfundojë karrierën në Sporting”, sipas një miku të tij
Miguel Paixao është një shok i ngushtë i sulmuesit të Realit, Cristiano Ronaldo, të cilin ishin shokë që nga koha kur ishin në të rinjtë e Sportingut.
Dhe kur të gjithë po thonë se ai do të rikthehet në Manchester United, Miguel doli dhe tha se Ronaldo do t’i bashkëngjitet Sportingut para se të përfundojë karrierën, raporton ‘AS’, transmeton Periskopi.
Cristiano Ronaldo për Sportingun shënoi vetëm 3 herë në 25 ndeshje të luajtura.




