Cristiano Ronaldo e fiton gjyqin ndaj Juventusit: Klubi nuk do t’ia marrë portugezit 9,7 milionë euro

Cristiano Ronaldo e fiton gjyqin ndaj Juventusit: Klubi nuk do t’ia marrë portugezit 9,7 milionë euro

Cristiano Ronaldo e ka fituar sërish gjyqin kundër Juventusit.

Sipas vendimit të gjykatës së punës në Torino, e cila i dha të drejtë sulmuesit portugez, klubi italian nuk do të mundë ta kërkojë kthimin e 9,7 milionë eurove të paguara për periudhën e COVID-it, të lidhura me rrogat e tij të pezulluara gjatë pandemisë, shkruajnë mediat italiane, përcjell Express.

Gjykatësi i punës konfirmoi edhe një herë vendimin e arbitrave, të cilët më parë kishin vendosur që fonde të caktuara të paguara nga Juventusi për Ronaldon ishin të ligjshme, duke i dhënë të drejtë lojtarit në këtë çështje.

Për më tepër, klubi bardhezi është i detyruar t’i paguajë edhe 80,000 euro shpenzime gjyqësore për apelimin që e kishte bërë.

Rasti lidhet me kohën kur klubi kishte marrë masa për pagat që ia kishte bërë lojtarit gjatë emergjencës së pandemisë Covid-19.

Në atë kohë, Juventusi i kishte futur në diskutim disa pagime të lojtarëve si pjesë e reduktimit të kostove, por vendimi i gjykatës dhe arbitrazhi kanë treguar se shumica e këtyre pagesave duhet të konsiderohen të ligjshme dhe që Ronaldo nuk duhet t’i kthejë.

Ky vendim është një humbje për Juventusin, i cili kishte kërkuar nga gjykata ta anulojë vendimin e arbitrave dhe ta rikuperojë shumën e paguar për ish-sulmuesin e tyre, por apeli u refuzua nga gjykata e punës së Torinos.

Shpërndaje në: