Cristiano Ronaldo: E lashë Realin shkaku i Perezit, s’më bënte hesap si njeri
Cristiano Ronaldo beson që presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e shihte atë vetëm si një mjet për të bërë më shumë para gjë që e bëri të largohej pas nëntë vitesh nga klubi, shkruan The Guardian, përcjell në shqip Periskopi.
Sulmuesi që iu bashkua Juventusit për 100 milionë Euro në korrik, u largua nga Real Madridi si golshënuesi më i mirë duke inspiruar ekipin e tij t’i fitonte 15 trofe të mëdhenj, përfshirë katër Liga të Kampionëve dhe dy tituj të La Ligës. Në një intervistë për France Football ai e sulmoi Perezin.
“Ai mua më shihte vetëm brenda relacioneve të biznesit,” tha ai. “E di këtë gjë. Çka më thoshte, kurrë s’i vinte prej zemrës.”
Klubi ka pretenduar që largimi i Ronaldos ka ardhur shkaku se ky i fundit e ka kërkuar një gjë të tillë. Por, portugezi ka nënkuptura se ishte qasja e Perezit ajo që ka pasur impaktin më të madh.
“E ndjeja brenda klubit, veçanërisht nga presidenti, se ata nuk më konsideronin mua siç më kishin konsideruar në fillim,” shtoi Ronaldo. “Në katër-pesë vitet e para, e kisha ndejsinë e të qenit “Cristiano Ronaldo””.
Ai tha poashtu se nuk kishte shkuar në Juventus për para, sepse nëse do ta kishte për një gjë të tillë, do të shkonte drejt e në Kinë. /Periskopi



