Cristiano Ronaldo injoron tifozët me Rolls-Royce-in e tij prej 365 mijë eurosh (Foto/Video)

Cristiano Ronaldo injoron tifozët me Rolls-Royce-in e tij prej 365 mijë eurosh (Foto/Video)

Më në fund Cristiano Ronaldo i është bashkuar skuadrës së parë të Real Madridit për stërvitjet verore.

Pas Kupës së Konfederatave, turneut që kishte në Azi dhe paraqitjes në gjykatën e Spanjës për evazion fiskal, portugezi u paraqit në qendrën stërvitore Valdebebas.

Ajo që tifozët morën ishte kjo përshëndetje, asgjë më shumë. Foto: AS

CR7 në stërvitje erdhi me veturën Rolls-Royce Ghost, vlera e së cilës është rreth 365 mijë euro.

Por, sulmuesi nuk u ndal për tifozët e shumtë që po e prisnin për fotografi dhe autografe. /Telegrafi/

Shpërndaje në: