Cristiano Ronaldo kampion brenda dhe jashtë fushe, ia plotësoi ëndrrën djaloshit që po e mbante fanellën e tij (Foto)
Portugalia u nis sot për në Rusi dhe në aeroportin Humberto Delgado kishte shumë tifozë që kishin dalur për t’i përcjellur futbollistët e kombëtares portugeze
Shumë fëmijë ëndërrojnë një takim me Ronaldon, derisa sot kishin fatin dy të tillë që të kishin kontakte me lojtarin më të mirë në botë, shkruan Periskopi.
Në aeroportin Humberto Delgado një fëmijë u përshndet me Ronaldon, i cili ia dhë një përqafim të ngrohtë.

Por, pran këtij tifozi ishte edhe një tjetër tifoz që kishte fanellën e Ronaldos.
Natyrisht, portugezi ndau kohë edhe për të dhe ia dha një autograf tifozit të vogël.

“Ai e do shumë ekipin kombëtar, prandaj tash është shumë i lumtur. Ka arritur të marrë nja autograf nga Cristiano Ronaldo dhe po qan nga gëzimi”, ka thënë nëna e djaloshit. /Periskopi/



