Cristiano Ronaldo kthehet më në fund, fillon përgatitjet për sezonin e ri (Foto)
Futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka publikuar disa fotografi të tij, ku shihet derisa trajnon në shtëpinë e tij, para fillimit të sezonit me Realin.
Ronaldo tregoi edhe një herë se sa i profesionist është, pasi kaloi ditët e fundit të pushimit të tij duke ushtruar në palestër, transmeton Periskopi.
Portugezi pati një pushim më të gjatë se bashkëlojtarët te Reali, pasi luajti në Kupën e Konfederatave. /Periskopi






