Cristiano Ronaldo: Mohamed Salah mund ta fitojë Topin e Artë

Cristiano Ronaldo: Mohamed Salah mund ta fitojë Topin e Artë

Cristiano Ronaldo beson se Mo Salah mund ta ndalë dominimin e tij dhe të Leo Messit sa i përket ‘Topit të Artë’

Ylli i Liverpoolit pati një sezon fantastik ku shënoi plotë 44 gola në të gjitha kompeticionit, por ishte i pafat në finalen e Champions League pasi u lëndua pas një dueli me Sergio Ramos, shkruan Periskopi.

“Salah ka qenë njëri nga më të mirët këtë vit,” ka thënë Ronaldo.

“Unë shpresoj që lëndimi që ka pësuar në Kiev nuk do t’i pengoj atij në Kupën e Botës.

“Shumë njerëz thonë që beteja për ‘Topin e Artë’ është në mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por ka edhe lojtarë të tjerë dhe natyrish Salah është njëri prej tyre,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: