Cristiano Ronaldo në Kinë, zbulohen bisedat me trajnerin e Guangzhou Evergrande

Cristiano Ronaldo në Kinë, zbulohen bisedat me trajnerin e Guangzhou Evergrande

Luiz Felipe Scolari ka zbuluar diçka shumë interesante rreth të ardhmes së Cristiano Ronaldos

Trajneri aktual i Guangzhou Evergrande, Felipe Scolari ka thënë se Ronaldo po e pyet atë se si është jeta në Kinë, shkruan Periskopi.

Ylli portugez po kalon formë të lartë edhe këtë edicion te Real Madrid duke qenë vendimtar për skuadrën e tij, por ish-trajneri i tij te kombëtarja e Portugalisë ka zbuluar se Ronaldo mund të përfundojë në kampionatin kinez në të ardhmen.

“Cristiano më kë pyetur më shumë se një herë se si është jeta në Kinë,” u shpreh Scolari.

“Unë ia kam shpjeguar atij se si është këtu, por është normale se nuk është njejtë për të gjithë futbollistët.

“Cristiano është si një lloj marke, një industri në vete, dhe Kina është vendi më i madh në botë. Unë kam thënë shumë herë nëse dikush kërkon mundësi atëherë ai duhet të shkojë në Kinë,”. /Periskopi

Shpërndaje në: