Cristiano Ronaldo nën akuzë për përfitime seksuale
Dje ishte në qendër të vëmendjes botërore, ku është aluduar sërish për një largim të mundshëm nga Real Madrid, ndërsa sot Cristiano Ronaldo është vënë në qendër të akuzave me një modele, e cila e akuzon rëndë për përfitime seksuale. Një lajm i tillë vjen edhe në kohën kur futbollisti sapo është bërë baba për herë të katërt, teksa është shtuar me vajzë.
Modelja Natasha Rodriguez, 21 vjeç, thotë se me Ronaldon kanë shkëmbyer vazhdimisht mesazhe dhe kanë fjetur bashkë dhe, pas natës romantike, ai e ka lënë. Ajo tregon se ndihet e përdorur: “E dija që ai kishte të dashur, por ne u bëmë miq, kishte besim mes nesh, një lidhje. Ishte një njeri i dashur dhe pas mesazheve gjatë gjithë kësaj kohe, ishte e mahnitshme që të isha në shtrat me të” – shprehet modelja.



