Cristiano Ronaldo po shkon
Sipas të përditshmes portugeze, lojtari tashmë ka marrë vendim dhe është i “padiskutueshëm”. Italia, Franca dhe Anglia – destinacionet e mundshme të CR7.
E ardhmja e Cristiano Ronaldos në Real Madrid vazhdon të jetë në ajër. Vazhdimi me Los Blancos nuk është i garantuar që nga dita kur Reali fitoi Ligën e Kampionëve.
Portugezi i pari hodhi dyshime pak minuta pas triumfit duke thënë: “Ishte bukur të luaja për Madridin. Brenda pak ditëve do të japë një përgjigje për tifozët”.
Që nga atëherë, ka pasur spekulime të shumta nëse do të rrijë apo do të largohet, por duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë në takimin mes Jorge Mendes, agjentit të lojtarit si dhe klubit madrilen, dhe për këtë CR7 është i zhgënjyer dhe nuk do të vazhdojë me Realin.
E përditshmja portugeze Record, shkruan: “Cristiano po largohet nga Madridi”, dhe se vendimi është i “panegociueshëm”.
Record vazhdon: “Arsyet janë për shkak të mos realizimit të premtimeve nga ana e Florentino Perez”, teka thotë se destinacionet e mundshme të portugezit janë: “Italia, Franca dhe Anglia”.
Se CR7 mund t’i thotë lamtumirë Realit, e ka pranuar edhe shoku i ngushtë dhe gazetari i “El Chiringuito de Jugones”, Edu Aguirre, që tha të mërkurën: “Situata nuk është aspak e mirë. Pas takimit mes Mendes e klubit, gjërat nuk janë mirë, edhe pse ishin qetësuar pas festimeve në Bernabeu ku lojtarët dhe tifozët treguan dashurinë që kanë për të. Ronaldo është i zhgënjyer pas takimit, nuk është aspak i lumtur me atë që ka ndodhë. Nuk mund të flas më shumë”.
Portugezi e mbylli sezonin e nëntë me Realin me 44 gola në 44 paraqitje, teksa ka thyer gjitha rekordet e Los Blancos, por edhe në përgjithësi. Ai regjistron 450 gola në 438 paraqitje për Real Madridin, shifra vërtet magjike.



