Cristiano Ronaldo pranon dënimin me dy vjet burg

Cristiano Ronaldo pranon dënimin me dy vjet burg

Cristiano Ronaldo ka paguar takast në Spanjë në vleren 12.1 milionë euro dhe ka pranuar dënhimin me dy vjet burg

33-vjeçari së fundi iu bashkua Juventusit, por akoma nuk i ka përfunduar problemet që kishte me autoritetet spanjolle shkaku i taksave, transmeton Periskopi.

Cadena Cope raportoi këtë javë se Ronaldo ka depozituar 12.1 milionë euro dhe gjithashtu do të paguajë edhe 4.7 milionë euro në gjoba dhe shpenzime.

Portugezi gjithashtu ka pranuar një dënim dyvjeçar me burg, të cilin ai kurrë nuk do të duhet të kryejë sepse për krimet administrative në Spanjë që përfshijnë afate dyvjeçare ose më pak nuk mbahet denimi në burg. /Periskopi/

Shpërndaje në: