Cristiano Ronaldo shijon kohën me familjen e tij, poston foto me të bijën(Foto)
Në fushën e futbollit, Cristiano Ronaldo, jepë gjitçka dhe është një ndër lojtarët më të mirë në planet, por ai ka edhe përgjegjësi prindërore, gjithashtu.
Anësori i Real Madridit, ka postuar një fotografi në Instagram me të bijën e tij të posalindur, transmeton Persikopi.
Portugezi, ka edhe katër fëmijë të tjerë: Cristiano Junior, Mateo, dhe së fundmi edhe Alana Martina, që është fëmija i bukuroshës spanjolle, Georgina Rodriguez. Cristiano Ronaldo në foton e fundit shihet i buzëqeshur bashkë me vajzën e tij, Eva.


Ylli i Realit nuk ka ndërmend që të ndalet pasi dëshiron që të këtë shtatë fëmijë dhe shtatë “Topa të Artë”, e para mund të bëhet, por e dyta është vështirë pasi që ky vit shihet se do të jetë i fundit që Ronaldo do të fitojë “Topin e Artë”, ai më herët ka fituar këtë çmim prestigjoz katër hërë./Periskopi



