Cristiano Ronaldo shpallet futbollisti i vitit nga UEFA
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë nga UEFA, për edicionin 2016/17 të Ligës së Kampionëve.
Portugezi arriti të triumfojë në këtë kompeticion sezonin e kaluar, ku me skuadrën e tij fituan 4-1 ndaj Juventusit, shkruan Periskopi.

Ronaldo arriti të realizojë 12 gola në edicionin e kaluar të ‘Champions’.
Pas triumfit në finalen e Uellsit, ai morri medaljen e fituesit të këtij kompeticioni për herë të katërt në karrierën e tij. /Periskopi



