Cristiano Ronaldo tash është golashënuesi i katërt më i mirë në histori të futbollit me 746 gola
Cristiano Ronaldo nuk mund ta kalojë as edhe nëj ndeshje me Portugalinë pa shkruar historinë.
Ylli i Juventusit u inkuadrua nga banka rezervë gjatë fitores 7-0 të Kombëtares së tij kundër Andorrës këtë javë, por që mjaftoi për të pasur impaktin e radhës, transmeton Periskopi.
Kjo pasi 35-vjeçari shënoi golin që tash e vë tetë gola larg rekordit për më së shumti gola në histori të Kombëtareve, që mbahet nga Ali Daei.
Në total, Ronaldo ka 102 gola në fanellën e famshme kuq e gjelbër dhe ka kohë të mjaftueshme në dispozicion për ta marrë primatin.
Nëse kombinojmë 102 golat e Ronaldos me Kombëtaren me golat e shënuar për klubet, arrijmë në totalin e 746 golave.
Me këtë numër, ai barazohet me Ferenc Puskasin në vendin e katërt.
Vendin e parë për më së shumti gola në histori të futbollit e zë Josef Bican me 805 gola, kështu që nuk është e paarritshme për portugezin, marrë parasysh se tri pozitat e para tashmë nuk janë futbollistë aktiv.
Më poshtë, renditja e plotë e top dhjetë golashënuesve në histori të futbollit:



