Cristiano Ronaldo i tregon shokëve të skuadrës se ku dëshiron të luaj

Cristiano Ronaldo i tregon shokëve të skuadrës se ku dëshiron të luaj

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo është i vendosur se dëshiron të largohet nga Madridi, ai i ka thënë shokëve të skuadrës se dëshiron t’i ribashkohet Manchester Unitedit, sipas disa raportimeve në Spanjë, transmeton Periskopi.

32-vjeçari beson se presidenti i klubit, Florentino Perez, nuk e mbajti premtimin që e bëri vitin e kaluar kur tha se nëse Real Madrid e fiton Ligën e Kampionëve do t’ia rriste pagën.

Ronaldo, lojtari më i paguar në ‘Bernabeu’, është tejkaluar nga Lionel Messi dhe Neymar sa i përket pagës dhe insiston se klubi lejoi që ata ta tejkalojnë.

Megjithatë, Ronaldo ia doli të shënojë vetëm katër gola dhe Real Madrid nuk ndjehet në presion për t’ia rritur rrogën që kishin premtuar kur portugezi e nënshkroi kontratën e re në vitin 2016.

Për këtë arsye, Ronaldo beson se ai është margjinalizuar në Madrid dhe i ka thënë bashkë-lojtarëve se dëshiron t’i ribashkohet Manchester United në verë, sipas gazetës ‘As’, transmeton Periskopi.

Portugezi e la ‘Old Traffordin’ në vitin 2009 për një shumë rekorde atëherë që ishte 88 milionë euro por vazhdimisht është lidhur me një kalim në Manchester United.

Edhe pse do t’i mbush 33 vjet muajin e ardhshëm, Ronaldo ende vlen rreth 100 milionë euro. /Periskopi

Shpërndaje në: