Cristiano Ronaldo urdhëron agjentin e tij që ta transferojë në Manchester United
Ylli i Real Madrid-it, Cristiano Ronaldo e ka bërë primar transferimin e tij në Manchester United këtë verë, sipas raportimeve në Itali.
Tashmë është kuptuar se Ronaldo është duke e shikuar mundësinë e largimit nga Bernabeu, si rezultat i pakënaqësisë të tifozëve madrilen me paraqitjet e portugezit në sezonin që shkoi dhe akuzave për evazion fiskal nga shteti spanjoll.
Sulmuesi portugez ka informuar Sir Alex Ferguson me planin e tij, se dëshiron të largohet nga kryeqyteti spanjoll dhe besohet se kalimi në Old Trafford është më konkreti se ai në Francë.

Besohet se Ferguson dhe Ronaldo kanë biseduar rreth një transferimi në United
Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Gianluca Di Marzio raporton se Ronaldo i ka kërkuar agjentit të tij, Jorge Mendes, të bëj të pamundëren që t’ia sigurojë një kthim te United, transmeton Periskopi.
Besohet se Paris Saint-Germain do të bëj një ofertë marrëmendëse për Ronaldon por 32 vjeçari e preferon një kalim të ‘djajtë e kuq’.
Gazeta spanjolle Marca, raporton se Madridi do të kërkojnë 350 milionë euro për golashënuesin e tyre. /Periskopi/



