Cristiano Ronaldon vetëm dy gola e ndajnë nga rekordi i ri

Cristiano Ronaldon vetëm dy gola e ndajnë nga rekordi i ri

Ronaldo synon rekordin historik prej 17 golave të vendosur nga vet ai në sezonin 2013/14.

Goli kundër Juventusit mbrëmë në Ligën e Kampionëve, ishte i 15-ti këtë edicion për Cristiano Ronaldon.

Synimi i portugezit është rekordi historik, 17 gola, që mbahet nga po vet ai e që e ka vendosur në sezonin 2013/14. Duke mos llogaritur finalen, Ronaldo ka dy ndeshje në dispozicion për të thyer këtë rekord.

Portugezi tashmë tre herë ka shënuar më së shumti gola në një edicion në histori të Champions League, (17, 16 dhe tani 15…), kurse pas renditet Messi me 14.

Ai, gjithashtu, u bë lojtari i tretë që arrin 150 paraqitje në Ligën e Kampionëve, pas ish-portierit të Real Madridit, Iker Casillas (167) dhe ish-mesfushorit të Barcelonës Xavi Hernandez (151). Real Madridi do të përballet me Liverpool, Romën, ose Bayern Munich në gjysmëfinale, pasi gjigantët e La Liga-s do të shkojnë për titullin e tretë të Ligës së Kampionëve.

 

Shpërndaje në: