Cristiano Ronaldos i prishet rehatia në jahtin super luksoz nga miq të ‘paftuar’ (Foto)
Janë kapur nga paparacët momentet kur oficerë të armatosur që bëjnë kontrollën e plazheve në Ibiza, kontrolluan jahtin ku po pushonte Cristiano Ronaldo.
Autoritetet spanjolle kanë thënë se është shkuar në jaht si rrjedhojë e një kontrolle rutinë, transmeton Periskopi.
Ronaldo ishte me familje, duke përfshirë edhe të dashurën Georgina Rodriguez.
Kontrolla nuk ishte e lidhur në ndonjë mënyrë me akuzat për evazion fiskal që janë ngritur ndaj portugezit. /Periskopi





















