Crouch tregon historinë interesante me gruan e tij

Crouch tregon historinë interesante me gruan e tij

Sulmuesi i Stoke City, Peter Crouch e ka ndarë me publikun një histori interesante që i ka ndodhur me gruan e tij Abbey.

Shtatlarti ka zbuluar se gruaja e tij nuk e pëlqen aspak futbollin, por ajo çfarë i ka ndodhur e bën edhe më qesharake lidhjen e tyre, shkruan Periskopi.

Abbey Clancy and Peter Crouch. Pics/Getty Images

“Gruaja ime nuk e pëlqen futbollin. Një ditë ajo më telefonoi 10 miuta para ndeshjes për të ditur se ku jam”, tha Crouch duke qeshur.

Ai ka luajtur për shumë skuadra në Angli si Tottenham, QPR, Portsmouth, Aston Villa, Norwich City, Southampton, Liverpool dhe Stoke City, me këta të fundit ka karrierë të gjatë futbollistike.

37-vjeçari tani e tetë vite është pjesë e Stoke Cityt, ku në 246 paraqitje ka shënuar 61 gola.

Me kombëtaren angleze ka vetëm 42 paraqitje dhe ka realizuar 22 gola./Periskopi/

Shpërndaje në: