Crvena Zvezda, fituesja e Ligës së Kampionëve po e ‘sakaton’ Liverpoolin (Video)
Crvena Zvezda, ose Ylli i Kuq në shqip, ka shënuar përballë Liverpoolit në minutën e 22 përmes Milan Pavkov. Kjo është një befasi e madhe, dhe mund t’i prishë shumë punë Liverpoolit që në grup ka Napolin dhe Paris Saint Germainin.
Liverpooli po luan me lojtarët më të mirë, përjashto Roberto Firminon që është lënë në pushim. Trajneri Klopp hezitoi ta merrte me vete edhe zviceranin me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqirin shkaku i tensioneve të mundshme.
Por, tashmë Liverpooli po përballet me agresivitetin e lartë të tifozëve serbë në tribuna dhe të lojtarëve në fushë dhe do të jetë shumë zor deri në fund me dy herë fituesin e Ligës së Kampionëve. /Periskopi



