Çun Lajçi po e përjeton rëndë vdekjen e vajzës, me poezi rrënqethëse tregon si e pa atë në andërr

Çun Lajçi po e përjeton rëndë vdekjen e vajzës, me poezi rrënqethëse tregon si e pa atë në andërr

Çun Lajçi po e përjeton shumë rëndë ikjen nga kjo jetë të vajzës së tij Bubulinës.

Edhe pse ditët po ikin, dhembja në gjoksin e të atit dhe nënës së Bubulinës nuk po largohet assesi.

Këtë na e dëshmojnë ata përmes postimeve që i bëjnë në facebook.

Së fundmi është babai i së ndjerës Çuni, ai i cili ka shkruar një poezi për të bijën. Në rreshtat që i ati i saj i ka shkruar, e kuptojmë se mbrëmjen e kaluar ai kishte fjetur në dhomën e saj, dhe e kishte ëndërruar.

Ja poezia e Çunit drejtuar së bijës tashmë të ndjerë, dhe përshkrimi i ëndrrës së tij:

Andërr e bukur
Mbramë fjeta n’dhomën tande
Ti më erdhe n’andërr
N’jelekun blu
Si dikur
Flokët lidhë bukur me fjongo
S’flisje
Para dhomës rrishe n’profil
Me kokën ulë
S’të pyeta ç’deshte
E ti s’me fole
Pak sekonda u çmalla tue t’pa
Kur Nino qenushi lehu
N’hije u shëndrrove
Ike pa m’shikua
E m’lë andrrës sime
Kur u zgjova i thashë Galës
Ajo mbramë erdhi,
Mos flijë m’tha n’dhomën time!

Çun Lajçi kësaj poezie ia kishte bashkëngjitur edhe këtë foto të Bubulinës, vajzës së tij./Kosovarja/

Shpërndaje në: