Cutrone zgjat kontratën me Milanin

Cutrone zgjat kontratën me Milanin

Milani ka njoftuar se sulmuesi Patrick Cutrone ka zgjatur kontratën me klubin deri në vitin 2023.

Cutrone do të fitojë pak më shumë se një milion euro në sezon, teksa marrëveshja nuk përfshin klauzolë largimi.

20-vjeçari depërtoi në ekipin e parë të Milanit sezonin e shkuar dhe shënoi 21 gola në 52 paraqitje.

Shpërndaje në: