Cyrihu, qyteti me qiratë më të shtrenjta në Europë
Kostoja e jetesës në Gjermani vazhdon të rritet, dhe qiratë janë ndër faktorët kryesorë që po rëndojnë buxhetet familjare. Sipas një renditjeje të re nga Statista, Mynihu mbetet qyteti më i shtrenjtë në Gjermani, me një qira mesatare prej 2,113.23 frangash, përcjell albinfo.ch, transmeton Periskopi.
Megjithatë, edhe ky nivel nuk i afrohet Cyrihut, i cili i tejkalon të gjitha qytetet e tjera evropiane. Në Cyrih, një apartament me një dhomë kushton mesatarisht 2,164.86 franga, duke e bërë qytetin zviceran rekordin mbajtës për qiratë më të larta në Evropë – madje më shumë edhe sesa një apartament 100 m² në Mynih./Periskopi/



