Daçiq: Hoxhaj udhëtoi si qytetar privat në Karaibe, jo si ministër

Daçiq: Hoxhaj udhëtoi si qytetar privat në Karaibe, jo si ministër

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka folur për presionet në të gjitha vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës .

Ai ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka që të vazhdojnë komunikimin me ato shtete për të ndaluar njohjen e Kosovës, transmeton Koha.net.

Daçiq ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar të gjitha këto vende që nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe në kohët e fundit ka qendruar atje si qytetar privat, duke marrë pjesë edhe në Samitin e vendeve të Karaibeve.

“Ai atje ka udhëtuar si qytetar privat e jo si ministër”, ka thënë Daçiq.

Shpërndaje në: