Daçiq: Vështirë të arrihet konsensus në dialogun e brendshëm në Kosovë
Zëvendës Kryeministri serb Ivica Daçiq thotë se është mirë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bëri thirrje për dialog të brendshëm në Kosovë, si dhe gjithashtu ka shtuar se përfaqësuesit e opozitës të cilët pas shumë kritikave të vazhdueshme dhe kundërshtimeve të kenë mundësinë të thonë atë se çfarë mendojnë, raporton Tanjug, transmeton Periskopi.
Daçiq ka thënë se është e rëndësishme për të kërkuar zgjidhje praktike, por gjithashtu beson se në këtë dialog vështirë se do të arrihet konsensusi, mirëpo mbi të gjitha duhet të përpiqen të flasin në lidhje me të./Periskopi/



