Dafina Aliu arrin në finalen e “Këngës Magjike”

Dafina Aliu arrin në finalen e “Këngës Magjike”

Artistja kosovare, Dafina Aliu, më këngën  “E fortë si arrë”,  ka arritur në finalen e Festivalit “Kënga Magjike”,  që është duke u mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Aliu me zërin e saj është konsideruar më këngëtaren e mirënjohur Vaçe Zelën.

Për të fituar Aliu në kategorinë “New Artist” 2025 duhet të dërgoni  SMS me me Kodin 38 në numrin: +355682228222, raporton Periskopi.

Aliu konkuron më kënga “E fortë si arrë”, me tekst nga Dita-Aferdita Saraçini Kelmendi,  ndërsa kompozimi dhe orkestrimet mbajnë firmën e Xhevdet Gashit./Periskopi/

Shpërndaje në: