Dafina Zeqiri del dhe e përkrah 16-vjeçaren e dhunuar në Drenas: Bac edhe sa thirrje
Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri sot ka marrë pjesë në protesën e organizuar kundër dhunës seksuale ndaj femrave. Protesta u mbajt me shkas të rastit të 16-vjeçares së dhunuar në Drenas.
Dafina ka shkruar në Instagram se shpreson se një ditë do të bëhet mirë.
‘’Kjo proteste eshte pak, krahas asaj cka duhet bere per t’u parandaluar dhe ndeshkuar dukurite e tilla ne vendin tone, ku vajzat, si ato te reja ne moshe, e poashtu edhe me te rritura, ngacmohen seksualisht, dhunohen, e mbi te gjitha, nuk kane as ku te ankohen ose te kerkojne ndihme. Edhe ndihma e kerkuar kthehet ne ankth. Eshte dashur te gjithe te marrin pjese ne kete proteste dhe jo te perfundoje me kaq! Duhet te gjithe ti bashkohen iniciatives se nisur, me shprese qe ndonje dite do te behet mire’’, ka thënë Dafina, transmeton Periskopi.
Edhe kolegia e saj, Nora Istrefi ka bërë një reagim, duke thënë se ‘pedofilët’ duhet të marrin burgim të përjetshëm.
Para disa ditësh doli lajmi shokues se një e mitur nga fshati Poklek i Drenasit për më shumë se një vit kishte pasur dhunë sistematike seksuale nga arsimtari i saj. Në momentin që kishte shkuar të denoncojë rastin, kishte hasur në një polic i cili po ashtu e bëri viktimë, duke e shfrytëzuar për një kohë seksualisht.
Në fund, vajza kishte mbetur shtatzënë, për çka u raportua se polici Vesel Veseli e kishte detyruar që në një klinikë private të abortojë fëmijën në Prishtinë./Periskopi/




