Dafina Zeqiri e tronditur nga vdekja e Shpat Kasapit: Nuk mundem me besu këtë lajm kaq të trishtë
Këngëtarja e njohur, Dafina zeqiri ka reaguar pas vdekjes së kolegut të saj, Shpat Kasapit, pas një sulmi kardiak.
Zeqiri përmes një postimi në rrjetin social Instagram është shokuar nga ky lajm, raporton Periskopi.
“Nuk mundem me besu këtë lajm kaq të trishtë … Ti gjithmonë ke qenë i mirë me ne, gjithmonë pozitiv. Kështu do të mbajmë mend, për energjinë tënde të mirë dhe për muzikën e gëzueshme që na dhurove. U prehtë në paqe e Zoti i japtë forcë familje”, ka shkruar ajo./Periskopi

Këngëtari Kasapi humb jetën pas një ataku kardiak



