Dafina Zeqiri publikon fotografi intime teksa puthet nga i dashuri (Foto)

Dafina Zeqiri publikon fotografi intime teksa puthet nga i dashuri (Foto)

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ende po shijon suksesin e projektit të saj më të fundit “Four Sesons”, me të cilin depërtoi edhe në tregun ndërkombëtar.

 Ndërkohë, pritet që shumë shpejt Daffy të befasojë fansat e saj, duke sjell edhe plot projekte të reja në skenë për tregun e huaj.Përndryshe ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi mjaft intime në InstaStory, ku shfaqet duke puthur të dashurin e saj Josen.

Këtë lidhje Dafina e ka mbajtur shumë për vete duke mos dashur të publikojë shpesh fotografi me Jones në rrjetet sociale, mirëpo duket se këtë herë ajo vendosi të thyejë akullin duke publikuar një imazh i cili tregon dashurinë e madhe të tyre.

 

Shpërndaje në: