Dafina Zeqiri reagon pas thashethemeve për ndarjen nga menaxhmenti: Vetëm vendime të menduara

Dafina Zeqiri reagon pas thashethemeve për ndarjen nga menaxhmenti: Vetëm vendime të menduara

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas raportimeve të shumta mbi ndarjen nga menaxhmenti i saj, përkatësisht nga Pëllumb Çitaku.

Pas lajmeve se marrëdhënia e tyre profesionale ka përfunduar dhe artistja e ka larguar atë edhe nga lista e ndjekësve, Dafina ka preferuar të sqarojë situatën për ndjekësit e saj.

Ajo ka shpërndarë një shkrim, ku theksohet se nuk ka krizë apo kaos në jetën e saj, por vetëm vendime të menduara dhe një jetë të qetë.

“E vërteta për Dafina Zeqirin: As krizë, as kaos! Vetëm vendime të menduara dhe jetë e qetë”, është shkrimi që këngëtarja ka shpërndarë.

Teksa është në fund të pritjes së ëmbël, Dafina përmbylli turin e koncerteve për t’u shkëputur për një periudhë kohore me rastin e mëmësisë./Periskopi/

Shpërndaje në: