Dafina Zeqiri shkon edhe në Drenas për të protestuar
Dafina Zeqiri i është bashkuar protestës në Drenas kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave, e organizuar nga iniciativa e të rinjve e të drejtave të njeriut.
Këngëtarja e famshme mori pjesë edhe në protestën e djeshme në Prishtinë.
Kurse, ajo është parë edhe sot në protestën tjetër që po mbahet në Drenas me moton “Pro mësimit, jo përdhunimit”.
Dafina Zeqiri edhe dje ka marrë pjesë në protesën e organizuar kundër dhunës seksuale ndaj femrave. Protesta u mbajt me shkas të rastit të 16-vjeçares së dhunuar në Drenas.
Dafina ka shkruar në Instagram se shpreson se një ditë do të bëhet mirë.
‘’Kjo proteste eshte pak, krahas asaj cka duhet bere per t’u parandaluar dhe ndeshkuar dukurite e tilla ne vendin tone, ku vajzat, si ato te reja ne moshe, e poashtu edhe me te rritura, ngacmohen seksualisht, dhunohen, e mbi te gjitha, nuk kane as ku te ankohen ose te kerkojne ndihme. Edhe ndihma e kerkuar kthehet ne ankth. Eshte dashur te gjithe te marrin pjese ne kete proteste dhe jo te perfundoje me kaq! Duhet te gjithe ti bashkohen iniciatives se nisur, me shprese qe ndonje dite do te behet mire’’, ka thënë Dafina, transmeton Periskopi.




