“Daily Mail” komenton fëmijët e pasur të Tiranës, ja çfarë thonë ata…
Gazeta ‘Mail Online’ i ka dedikuar sërish një artikull fëmijëve të pasur të Tiranës, më konkretisht adoleshentëve të pasur , të cilët këtë stil jete që bëjnë e pasqyrojnë edhe në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram. Makina moderne, pushime të pafundme në vendet më luksoze dhe selfie të papara, fëmijët e pasur të Tiranës e shfaqin në internet pasurinë e tyre si për të nxitur zili.

Fëmijët e pasur të Tiranës kanë grumbulluar më shumë se 15,000 ndjekës Instagram me fotot e veturave të tyre sportive të zbukuruara.

Ja si shkruan gazeta online: ‘’Ndërsa moti i ftohtë vendos për shumicën prej nesh shtrëngimin e rripave deri në sezonin festiv, ky nuk duket të jetë rasti për këta adoleshentë.

Ata shfaqen me makina të ndryshme, të llojeve e modeleve nga më të fundit dhe shpeshherë ata udhëtojnë me flamurin e tyre kombëtar mbi këto makina si një prirje popullore për identifikim.





