Dailymail: Serbët të frustruar nga Zvicra, kërkojnë fitore ndaj Brazilit
Serbët janë shumë të motivuar për të fituar kundër Brazilit. Ata do të përdorin frustrimin dhe hidhërimin që u është shkaktuar nga Zvicra, shkruan dailymail, transmeton Periskopi.
“Ne duhet të fitojmë dhe të mbijetojmë dhe kjo nënkupton se duhet ta çojmë Brazilin në shtëpi”, ka thënë sulmuesi serb, Aleksandër Mitrovic.
“Nuk duhet t’i frkësohemi Brazilit. Ne duhet të kemi besim në njëri tjetrin dhe mos ta humbim mundësinë që të fitojmë në një lojë të madhe. Le ta bëjmë këtë. Duhet të luftojmë dhe kjo do ta sjell më të mirën për ne”, ka thënë ai./Periskopi/










