Dalin detaje të reja në lidhje me vdekjen e DJ Avicii – “Sa herë t’ju them, unë jam duke vdekur”
Këngëtari dhe DJ Avici, i cili javën e kaluar mbylli sytë përgjithmonë, kishte përsëritur disa herë në një dokumentar të shfaqur, ku ai kishte thënë se turnet e vazhdueshme një ditë do ta vrisnin atë.
Avicii, emri i të cilit në të vërtetë ishte Tim Bergling, ishte i gjetur i vdekur në qytetin e Muscat të Omanit, të premten në moshën 28-vjeç.
Në dokumentarin e fundit të bërë nga Avicii kishte deklaruar se ai ‘po shkon’ për të vdekur nëse ai nuk e ndalon performancën në eventet muzikore.
Dokumentari ishte bërë publik në tetorin e vitit të kaluar, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Krijuesi i filmave dhe dokumentarëve, Lecan Tsikurishvili që për një kohë të gjatë ka qenë shok i Aviciit, e ka përcjellë artistin suedez për katër vite radhazi.
Ai ishte një DJ më të paguar në botë sipas Forbes. Vetëm për një natë, ai kishte marrë 250, 000 dollarë.
Në moshën 21-vjeç, ai u diagnostikua me pacreatitis akute – një inflamacion potencialisht kërcënues për jetën e pankreasit – pjesërisht e shkaktuar nga pija e tepruar./Periskopi/









