Dalin detajet e para nga vrasja e dy vëllezërve në Pejë

Dalin detajet e para nga vrasja e dy vëllezërve në Pejë

Dy vëllezërit që mbrëmë janë gjendur të vrarë në fshatin Krushec të Pejës, dyshohet se janë vëllezërit e dy vëllezërve të tjerë, poashtu të vrarë, 11 vite më parë, në vitin 2006.

Siç merr vesh Klan Kosova, nga burime brenda Policisë viktimat i takojnë familjes Berisha të Kosuriqit të Pejës.

Vrasjen e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, i cili tha se akoma nuk ka persona të dyshuar për këtë rast, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Trupat e të vrarëve janë dërguar për autopsi.

Shpërndaje në: