Dalin emrat edhe të të arrestuarve tjerë nga aksioni masiv i Prokurorisë dhe Krimeve Ekonomike
Me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar sot një aksion të gjerë në Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Rahovec, Podujevë, Obiliq, ku janë angazhuar mbi 300 zyrtarë policorë dhe 10 prokurorë. Në kuadër të këtij operacioni cak i hetimit ishin mbi 40 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, ndërsa në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-drejtuesit e BKS-së.
Sinjali merr vesh se në mesin e të arrestuarve janë edhe: Trendelina Aremi, Ariana Domniku Collaku, Valon Hosha, Shefget Njeku, Vaser Biri, Rilind Hasani, Ylli Collaku, Leonard Rexhaj, Agim Krasniqi, Paris Starabaja, Adem Nasufi, Suad Haliti, Leonora Berisha, Ron Biri, Jetesa Biri.
Ndësa, më herët mediat raportuan se ndaj disa të arrestuarve është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ndërsa pritet që Prokuroria të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Si pasojë e këtij operacioni të madh janë arrestuar Sami Mazreku, ish-drejtues i Byrosë Kosovare të Sigurimeve si dhe Valon Berisha, ish-drejtor i financave në këtë institucion.
Të arrestuar tjerë siç merr vesh Sinjali janë: Valon Duraj, Naser Biri, Djellza Kabashi, Brendona Muja, Naxhije Qollaku, Mirjeta Hoti, Marigona Qollaku Krasniqi, Lirim Ahmetaj.
15 të arrestuar në aksionin për krime ekonomike në Prizren, ndalohen 48 orë



