Dalin fotografitë nga restoranti i parë ku klientët ushqehen të zhveshur totalisht
Një restorant në Paris ka filluar të shërbejë ushqimet klasike franceze vetëm për klientët lakuriq.
I vendosur poshtë në një rrugë të qetë në jugperëndim të Parisit, O’Naturel – i faturuar si restoranti i parë nudist i kryeqytetit francez – është ideja e biznesmenëve Mike dhe Stephane Saada.





Ata panë një mundësi të mirë për të fituar para në një vend që gëzon reputacion si një destinacion për pushime të tipit nudo, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Rrobat duhet të lihen në gardërobë së bashku me telefonat celularë, për të parandaluar që njerëzit të fotografojnë klientët e tjerë.
“Ne jemi në zemër të Parisit dhe ne po darkojmë të zhveshur. Është pak surreale,” tha Yvec Leclers, duke u ulur në një nga tavolinat e restorantit.





Jimmy Denis, një ushtar 28-vjeçar, pranoi se kishte qenë “pak i shqetësuar” përpara darkës, por ai e falënderoi restorantin për kushtet që ia ofroi atij.
Restoranti është i hapur vetëm për darkë.
Njëri prej pronarëve Mike tha: ‘Lakuriqësia nuk duhet të nënkuptojë seksualitetin‘./Periskopi/



