Dalin fotot e Adelina Tahirit me të birin
Mamaja më e re e showbizit shqiptar sigurisht që në këtë periudhë të jetës më shumë se kurrë është duke jetuar në avujt e emocioneve dhe dashurisë, sepse i biri i saj Jon, ua ka mbushur jetën plot.
Kështu, ditën e djeshme Adelina Tahiri nuk na i ka kursyer aspak disa foto me djalin e saj ku ajo shfaqet duke e përqafuar atë dhe duke ndarë me të gjithë ndjekësit e shumtë virtual këtë moment kaq të veçantë për të si nënë.
“Unë dhe ëngjëlli im”, ka shkruar këngëtarja në foto dhe komentet kanë vërshuar nga të gjitha anët.





