Dalin imazhe të reja të Motorola Razr

Dalin imazhe të reja të Motorola Razr

Gjithnjë e më shumë imazhe të rrjedhura të Moto Razr po shfaqen online.

Jemi vetëm dy javë larg lansimit të mundshëm të pajisjes dhe tashmë po marrim më shumë pamje dhe prezantime të pajisjes.

Tani kanë rrjedhur edhe pesë imazhe të tjera, falë Evan Blass.

Moto Razr i ri duket mjaft i ngjashëm me Razr V3 që u lansua në vitin 2014.

Tani pajisja sjell një ekran të palosshëm dhe specifika më të mira.

Këto imazhe na japin një ide më të mirë se si do të duket pajisja kur mbyllet, përshtatjen në dorë dhe ndërveprimin me ekranin e jashtëm. Ato na tregojnë gjithashtu se si shpaloset Moto Razr.

Shpresojmë që së shpejti të marrim disa specifika, ose të paktën spekulime, për të parë se sa i fuqishëm mund të jetë.

 

Shpërndaje në: