Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Zvicër, kaq është çmimi i tyre
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të enjten se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, që zhvillohet më 18 nëntor në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 dhe mund të jetë vendimtare për Kosovën për kualifikim direkt apo për kalim në plejof, raporton Periskopi.
Për tribunat veriore e jugore, përkatësisht pas portave, çmimi i biletës është 10 euro. Për tribunën në lindje bileta kushton 20 euro, ndërsa për perëndim 30 euro. Ka edhe bileta VIP me çmim prej 100 euro.
Njoftimi i plotë:
📢BILETAT NË SHITJE
KOSOVË🇽🇰🆚🇨🇭ZVICËR
🗓18 NËNTOR 2025
⏰20:45
🏟“Fadil Vokrri”, Prishtinë
🎟mund t’i blini në:
🔗 https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
ℹÇmimet e biletave janë si në vijim:
Veri dhe Jug 10 euro
Lindje 20 euro
Perëndim 30 euro
VIP 100 euro



