Dalin në shitje fanellat e reja të Kosovës, çmimi i lartë
Kombëtarja e Kosovës do të luaj ndeshjen e saj kualifikuese kundër Çekisë në Pragë, shkruan Periskopi.
Për t’u kualifikuar, Kosova ka nevojë për tri pikët në Çeki, dhe së paku një barazim kundër Anglisë në Prishtinë.
Fanella e re e cila është dizajnuar për ndeshjen kundër Çekisë, tashme është hedhur në treg.
Çmimi për fanellën ‘limited edition’ të Kosovës është 69 euro. Fanella mund të blihet në ‘14fourteen.it.
/Periskopi/




