Dalin pamjet e përleshjes së reperit Buta në Ferizaj: Dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në tokë
Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar paraburgim ndaj reperit Betim Januzi, i njohur si Buta, pasi njëjti është përfshirë në një përleshje në Ferizaj.
I dyshuari E.H. dyshohet se e ka sulmuar Butën me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore gjatë përleshjes.
Ndërkaq, reperi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në tokë, duke rrezikuar njerëzit, si dhe ka poseduar armë pa leje.
Policia ka sekuestruar pistoletën dhe municionin e përdorur në ngjarje.
Pamje nga përleshja ku u përfshi reperi Buta në Ferizaj:



