Dalin pamjet e reja: Ja si e mbytën serbët amerikanin në Zakintos të Greqisë (Video)

Dalin pamjet e reja: Ja si e mbytën serbët amerikanin në Zakintos të Greqisë (Video)

Mediat greke kanë publikuar një video të re të rrahjes e cila përfundojë me vrasjen e amerikanit në Zakintos të Greqisë nga huliganët serbë.

Pas kësaj vrasje janë arrestuar nëntë persona, shtatë prej tyre shtetas të Serbisë.

Portali grek “Proto Tema” ka publikuar videon e kamerës së sigurisë të një kafeterie, ku shihet e tërë rrahja, transmeton lajmi.net.

Pas dhjetë sekondave të xhirimit në kuadër shihet duhet vrapuar Bakari Henderson, amerikani që e mbytën serbët duke e rrahur. Më pas ai grushtohet nga një i ri. Amerikani përplaset me veturën e parkuar, kurse më pas grupi i serbëve ashtu të shtrirë e godasin për dhjetëra sekonda amerikanin derisa mbetet pa vetëdije.

Më pas disa të rinj tjerë hynë për t’i ndarë, duke i shtyrë të rinjtë tjerë. Përleshja ndërpritet, dhe në pjesën tjetër të videos shihet se si disa të tjerë mundohen ta ndihmojnë Hendersonin.

Serbët e arrestuar pritet së shpejti të dalin para gjykatës greke, derisa SHBA-të insistojnë që ata t’i gjykojnë në Amerikë. /Lajmi.net/

https://www.youtube.com/watch?v=LC8Jv1ev0jU

Shpërndaje në: