Dalin para gjykatës të akuzuarit për Banjskën
Janë paraqitur në Gjykatë të akuzuarit për sulmin në Banjskë të Zveçanit.
Në këtë seancë ishte paraparë të dëgjohej dëshmia e dëshmitares Dragana Antonijeviq, por Gjykata njoftoi se ajo nuk është prezente në sallën e gjykimit. Sipas Gjykatës, babai i saj njoftoi se ajo gjendet në Serbi.
Prokurori special Naim Abazi, propozoi që të lexohet dëshmia e dëshmitarës Dragana Antoijeviq, transmeton koha.net.
E edhe avokatët e të akuzuarve u pajtuan që të lexohet deklarata e kësaj dëshmitareje.
Kryetari i trupit gjykues Arben Hoti aprovoi propozimin e prokurorit Naim Abazi, me arsyetimin se ky propozim ka bazë ligjore./Periskopi/



