Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim për 4 të dyshuarit
Prokuroria ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve të arrestuar për dallavere me lejet për armë.
Kjo u konfirmua nga Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
“Prokurori kompetent i shtetit, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pranë gjykatës kompetente”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.



