Dallaveret me vota: Ndalohen për 48 orë shtatë persona në Klinë
Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndaluar shtatë persona në komunën e Klinës, nën dyshimin për keqpërdorim të votave.
Sipas Prokurorisë, të shtatë personat janë ndaluar për 48 orë.
Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë ka vazhduar intervistimi i personave përgjegjës për procesin e numërimit të votave në Komunën e Klinës.



