Dalldia e Wenger krahason Jack Wilshere me Mbappe dhe Messin
Ish menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger e ka krahasuar Jack Wilshere me lojtarë si Lionel Messi dhe Kylian Mbappe duke e quajtur një “talent të jashtëzakoshëm”.
Wenger – i cili e ka fituar tre herë titullin e Premierligës angleze dhe shtatë herë kupën FA tha për mediumin e Katarit “beIN Sports”: “Jack Wilshere është një playmaker, i tillë si Messi”.
“Ai më bën të mendoj rreth Mbappes sepse kur ishte në moshën 17-vjeçare, ai kishte një talent të jashtëzakonshëm”, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.
“Ai mund të driblojë lojtarët kundërshtarë, mund të kalojë topa në drejtim të bashkëlojtarëve, ai ka një tru fantastik të futbollit”, shtoi ai.
Ai ka shpenzuar 1, 000 ditë në karrierën e tij si i lënduar por Wenger është duke e mbështetur atë për të lëvizur drejt West Hamit dhe beson se Wilshere ka një aftësi të fortë mentale për t’u kthyer në formë./Periskopi/



